Këtë të dielë Kostas Bakojanis është betuar si kryetari i ri i bashkisë së Athinës, ndërsa zyrtarisht detyrën pritet ta marrë në 1 shtator

Betimi u bë në parkun Akadimia Platonos dhe jo në bashkinë e qytetit, siç është zakon.

Bakojanis, 41 vjeç, deri më tani guvernator rajonal i Greqisë Qendrore, u zgjodh kryetar i bashkisë më 3 qershor, në balotazh, me 65.25 përqind të votave.

Kryeqyteti, Athina, është qyteti i dytë që Bakojanis do të drejtojë si kryetar bashkie. Ai u zgjodh kryetar i qytetit të Karpenissi, në Greqinë qendrore, vendlindjen e babait të tij të ndjerë, Pavlos Bakojanis.

Ceremonia u ndoq edhe nga nëna e tij Dora Bakojanis, kryebashkiake e Athinës nga 2003-2007 ish-ministre e jashtme dhe tani deputet e Demokracisë së Re. Ajo është motra më e madhe  e kryeministrit aktual, Kyriakos Mitsotakis.

j.l./ dita

Flash Lajme