Pasi i dërgoi Luigi di Maios mesazhin e katërt dhe nuk mori asnjë përgjigje, Salvini e kuptoi të mërkurën se kishte ardhur koha për të bërë valixhet gati. Kontaktet me Di Maio i kishin prerë prej ditësh.

Mesazhet e fundit publike që i kishte përçuar liderit të Lëvizjes Pesë Yjet kishin rënë në vesh të shurdhër.  Pas një sërë bisedimesh, Di Maio e kishte gjetur një mënyrë për të qëndruar në pushtet dhe për të eliminuar Salvinin: aleancën me Partinë Demokratike.

Ashtu siç edhe pritej, Presidenti i Republikës Sergio Mattarella mandatoi Giuseppe Conten të enjten për formimin e qeverisë së re, e cila pritet të marrë detyrën javën e ardhshme pas miratimit nga Parlamenti Italian.

Kreu i Lega Nord e di se ai tanimë se duhet të përgatitet për të qëndruar një kohë të gjatë në opozitë. Kjo është edhe arsyeja përse në daljen e tij të parë publike pas zyrtarizimit të aleancës PD-Pesë Yjet, në orët e vona të së mërkurës, deklaroi se do të nisë një tur nëpër të gjithë Italinë, në mënyrë që të përpiqet të ruajte drejtimin e partisë dhe marrëdhëniet me elektoratin. Salvini duket sikur ka shkrepur tanimë një “armë” për të “vrarë” kundërshtarët politikë pa e kuptuar se kishte kthyer armen drejt vetës së tij.

Llogaritjet e gabuara dhe “naiviteti” që rrëzoi Salvinin

Pesë Yjet dhe PD-ja së bashku nuk do të zgjasin as një muaj “, thotë ai. Por Salvini është i vetëdijshëm se e vetmja gjë që mund të rrezikonte kthesën që ka marrë tanimë Italia do të ishte një krizë serioze ekonomike ose instinkti i papërmbajtshëm i Renzi, i cili mund të godasë fatalisht Pesë Yjet pasi të ketë garantuar mbështetjen e tyre.  

Por në fund të fundit, Salvini duhet të kapet pas diçkaje që mbështetësit përreth tij të mos e përjetojnë ndjenjën e izolimit. Sepse kreu i Legas e di shumë mirë se lëvizja e fundit ishte e gabuar dhe se ai është i vetmi që akuzohet për krizën politike ku gjendet vendi”, thotë analisti i njohur italian Francesco Verderami. “Ky parlament dhe kjo qeveri nuk do ta kishte dërguar kurrë në shtëpi Salvinin. Gabimet e tij u pasqyruan edhe në Bruksel dhe Uashington. Salvini udhëtoi disa javë më parë drejt Shteteve të Bashkuara për të marrë mbështetjen e Administratës Trump.

Por, siç ka zbuluan një deputet i Legas, takimi me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo nuk kishte shkuar mirë. Dhe në fakt Trump e kaloi ditën tjetër duke miratuar në mënyrë të pazakontë udhëheqjen e Contes në llogarinë e tij zyrtare në Twitter. Por gabimi i tij më i madhe ishte fakti se mendonte që e kishte Di Maion nën kontroll. Vetëbesimi se do t’i detyronte të gjitha partitë e tjera të shkonin në zgjedhje të parakohshme nuk e lejoi Salvinin për të kuptuar kompleksitetin e një demokracie parlamentare, me logjikën dhe taktikat e saj”, argumenton gazetari italian.

Të themi se Renzi na mashtroi është pak”, deklaroi Salvini mbrëmjen e  së mërkurës. “Conte ishte afruar prej kohësh me Partinë Demokratike. Për më tepër ai votoi për Partinë Demokratike” theksoi kreu i Lega Nord.

Por nëse ishte i vetëdijshëm për afrimin e Contes me PD-në, atëherë si mund të mendonte Salvni se kryeministri do të lëshonte postin për t’i hapur rrugën zgjedhjeve. A ishte vërtet Salvini kaq naiv?

Në fjalimi e tij në orët e vona të së mërkurës, Salvini deklaroi se PD dhe Pesë Yjet e kishin shitur vendin. “Kam përshtypjen, për mos të dhënë sigurinë, se këto dy parti sapo shitën Italinë. Ky është një model i imponuar nga jashtë që është në dëm të gjithë italianëve që nuk do të kenë mundësinë të shkojnë për të votuar dhe për të thënë fjalën e tyre”, deklaroi Matteo Salvini, duke akuzuar në mënyrë të tërthortë edhe Brukselin.

Deri më tani dy ish partitë rivale kanë rënë dakord vetëm se Conte duhet të vazhdojë si kryeministër, por nuk arritën të adresojë çështje të mbetura siç janë zgjedhjet e ministrave dhe hartimin e një programi qeveritar, shkruan SI.

Për më tepër, aktivistëve të Pesë Yjeve do t’i jepet një shans për të hedhur në erë koalicionin e ri javën e ardhshme kur të votojnë për të miratuar ose jo koalicionin e ri në platformën e votimit elektronik të partisë.

Duke folur për shtypin, udhëheqësi i pesë yjeve Luigi Di Maio tha se programi politik i partisë së tij mbetej i pandryshuar. “Ne u kemi bërë disa premtime italianëve dhe do t’i përmbushim ato,” theksoi ai, duke thënë se nuk i mohon arritjes e qeverisë së mëparshme.

PD, nga ana e saj, ka theksuar dëshiron një ndarje të pastër nga e kaluara, duke sinjalizuar që qeveria e re duhet të shënojë një “pikë kthese”.

E vetmja gjë që i bashkon ata është urrejtja ndaj Lega” tha Salvini në fjalimin e tij shpërthyes të mërkurën.

Dje, Di Maio pranoi se Lega kishte hedhur emrin e tij për kryeministër, si pjesë e një marrëveshje për të rivendosur qeverinë në largim. “I falënderoj sinqerisht, por nuk pranova. Unë jam i interesuar në atë që është më e mira për vendin tim, jo për veten time” tha ai.

A do të funksionojë qeveria e re ?

Roli i Di Maios në ekzekutivin e ri është ende i paqartë. Pesë Yjet dëshirojnë që ai të mbajë postin e zv/kryeministrit, ndërsa PD e sheh si një kukull të qeverisë së mëparshme dhe një aleat të Legës.

Të dy palët gjithashtu duhet të bien dakord për personin që do të dërgohet në Bruksel për eurokomisioner, pasi Italia është i vetmi vend i BE i cili nuk ka komunikuar ende një emër. Ka shumë të ngjarë që emërimi i një Komisioneri të jetë akti i parë i ekzekutivit të ri.

Por “morali” i shumicës së re tashmë është subjekt i debateve të ashpra midis ekspertëve  në Romë.

Për shembull, shumë pyesin se sa kohë do të duhet që Matteo Renzi të rrëzojë qeverinë e re dhe të përpiqet të vërë sërish në krye të saj PD-në” thotë analisti Francesco Galietti.

Ish-kryeministri Renzi është ende një figurë e spikatur dhe një sërë ligjvënësish në Parlament janë më besnikë ndaj tij sesa ndaj partisë, edhe pse aktualisht ai nuk mban asnjë pozicion drejtimi në PD.

Ajo që do të ndodhë tani në Lëvizjen Pesë Yjet ka gjithashtu me një rëndësi të madhe”, shton Galietti, i cili thotë se Conte e ka zhveshur de fakto Di Maio nga kryesia e partisë.

Sipas Lorenzo Castellani, një analist politik dhe studiues në Universitetin e Romës për tema të caktuara siç janë politikat fiskale, ambientalizmi dhe tregu i punës, Pesë Yjet kishin më shumë pikëpamje të përbashkëta me PD-në sesa kishin me Legën.

Por unë nuk pres uniformitet politik as nga qeveria e re” shtoi ai, duke thënë se do të jetë interesante të shohësh se si do të merret administrata e re me politikat e vjetra.

Ndërkohë deputeti i ri i zgjedhur në bllokun socialist (S&D) Carlo Calenda njoftoi dorëheqjen e tij nga bordi kombëtar i PD pas zyrtarizmit të aleancës me Pesë Yjet, të cilin ai e konsideron “si shkelje të vlerave të PD”.

“Ishte një vendim i vështirë dhe i ashpër,” shpjegoi ai në një letër drejtuar kreut të PD, Nicola Zingaretti, “por që nga dita e aplikimit për anëtarësimin në këtë parti, unë e bëra të qartë se preferoj largimin më shumë, sesa bashkëpunimin me Pesë Yjet. “

Burimet:  “Corriere della Sera”, “Politico”, “Euractiv”.

b.b/dita

Flash Lajme