Një koala e djegur është gjetur duke përqafuar këlyshin e saj për ta mbrojtur nga zjarret që përfshinë Australinë.

Zjarrfikësit e gjetën koalën me djegie në pjesën e shpinës dhe në njërin vesh në Canungra pasditen e së premtes.

Kafsha ishte ulur në një pemë të rrëzuar dhe po mbronte me trup këlyshin e saj që për fat të mirë nuk kishte pësuar lëndime.

“Gjithçka ishte djegur përreth tyre,”-tha rreshteri Peter Waugh për The Beaudesert Times. “Kur ne e gjetëm po mbronte me trup këlyshin e saj.”

Kafshët janë dërguar në spitalin RSPCA Queensland.

Banorët u përpoqën të shpëtonin sa më shumë kafshë të ishte e mundur dhe i transportuan jashtë zonës pas një zjarr po i afrohet gjithnjë e më shumë banesave të tyre.

dardania.com

Flash Lajme