Si pasojë e goditjeve të rrufesë gjatë një periudhe shtatë mujore në Bangladesh kanë humbur jetën 246 persona

Sipas lajmit të “Dhaka Tribune”, një studim i kryer në Bangladesh ka zbuluar se 246 njerëz kanë humbur jetën dhe 97 janë plagosur si pasojë e goditjes nga rrufetë gjatë periudhës nga muaji shkurt e deri në gusht.

Në studim thuhet se shumica e personave kanë humbur jetën për shkak të rrufesë ndërsa kanë qenë duke mbledhur oriz në fusha.

Studimi është kryer nga një organizatë lokale e quajtur “Forumi i Shpëtimit të Komunitetit dhe Ndërgjegjësimit për Stuhitë me Rrufe”.

dardania.com

Flash Lajme