Qeveria britanike u ka kërkuar sërish përfaqësuesve të Parlamentit që të pajtohen për zgjedhje të parakohshme.

Kjo mund të jetë kërkesa e fundit para shpërndarjes së Parlamentit.

Qeveria po e konsideron votimin e sotëm si “shansin e fundit” të laburistëve, si dhe mundësinë e vetme për të siguruar zgjedhje të parakohshme.

Por qeveria pritet të mposhtet, pasi partitë opozitare po kërkojnë që para rrëzimit të qeverisë, të shmanget dalja nga BE-ja pa marrëveshje.

Kryeministri Boris Johnson bëri thirrje për zgjedhje të shpejta pasi deputetët e Parlamentit, përfshirë edhe ata nga partia e tij votuan në favor të një ligji që do të kërkonte shtyrjen e afatit të fundit për Brexit që është 31 tetori.

Ky ligj pritet të marrë “bekimin mbretëror” dhe të shndërrohet në detyrim, por megjithatë është kritikuar nga ministrat si “i rrëmujshëm dhe i lig” përballë negocimit me Brukselin.

j.l./ dita

Flash Lajme