Gazeta turke Daily Sabah ka botuar detaje të reja të një regjistrimi që raportohet se janë kapur momentet e fundit të gazetarit saudit të vrarë, Jamal Khashoggi.

Kritiku i shquar i qeverisë u vra tetorin e vitit të shkuar, në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Gazeta thotë se transkriptimi është një regjistrim i marrë nga inteligjenca turke.

Në transkriptimin zbulohet sesi  Maher Abdulaziz Mutreb, i dërguari për të vrarë gazetarin, doktori Salah Muhamed Al-Tubaigy, i cili i preu trupin, folën përpara për vrasjes, informon dritare.net.

Mutreb thoshte se trupi i tij duhej futur në një thes, por Al-Tubaigy e kundërshtoi duke thënë se është i shëndoshë, ndaj duhet të pritet dhe të futet në valixhe. Biseda mes tyre është zhvilluar 12 minuat para hyrjes së Khashoggi-t në konsullatë. Më pas, pas hyrjes së tij në konsullatë, iu tha se duhej të kthehej në Rijad për shkak të një urdhri të Interpol. Gazetari nuk pranoi të zbatonte kërkesën e grupit dhe u drogua. Fjalët e tij të fundit, që dëgjohen në audio, ishin që të mos ia mbajnë gojën mbyllur sepse ka astmë dhe mund ta mbysin. Në këtë moment ai humbi ndjenjat, informon dritare.net.

Më pas dëgjohen tingujt e mundimit dhe mbytjes, me momente të shkurtra diskutimi mes vrasësve, të cilët janë në dyshim nëse ai është akoma duke lëvizur. Më vonë dëgjohet dhe zhurma e sharrës, një procedurë që zgjati 30 minuta. Trupi i prerë i Khashoggit u fut në valixhe dhe eshtrat e tij nuk u gjetën më./E.B-dritare.net

Flash Lajme