Mediat maqedonase kanë publikuar një foto të ish-kryeprokurores Speciale, Katica Janeva nga burgu i Shutkës, ku ndodhet pas skandalit të madh korruptiv.

Ish-kryeprokurorja Speciale Katica Janeva është vendosur në një repart të posaçëm në Shutkë, për shkak të sigurisë dhe gjendjes shëndetësore.

Këtë e bëri të ditur drejtori i burgut Esad Rahiç, në intervistën javore në radion “Evropa e Lirë”.

Sipas tij, Janeva është vendosur në qeli vetëm me një femër tjetër, pavarësisht se në repartin femëror të Shutkës, në një qeli janë vendosur deri në 6 persona.

j.l./ dita

Flash Lajme