Sot bëhen plotë 46 vite nga 11 shtatori i vitit 1973, ditën kur junta ushtarake rrëzoi përmes puçit, Presidentin e Kilit, Salvador Aljende.

Aljende, një intelektual i majtë, mjek, përfaqësonte rrymën social- demokratë, erdhi në pushtet si i pari marksist në një vend me demokraci liberale.

Aljende, ishte senator, deputet, ministër dhe më vonë President i Kilit, dhe një anëtar i spikatur i Partisë Socialiste të Kilit. Ai kandidoi për president  3 herë, në 1952, 1958, 1964 dhe fitoi në vitin 1970.

Ditën e 11 shtatorit, Ushtria vendosi që përmes puçit të rrëzonte Aljenen. Trupat e ushtrisë rrethuan Pallatin Presidencial, ndërsa  ai mbajti fjalimin e fundit duke u betuar që nuk do të jepte dorëheqje nga posti. Pasi pa që situatës nuk mund t’i shpëtohej, Aljene, do të kryente vetëvrasje me një pushkë AK-47, që ishte dhuratë e majtistit Fidel Kastro nga Kuba.

Pasi Aljene vdiq, Kili pa për 40 dekada vetëm terror, vrasje e persekutime. Junta ushtarake që e udhëhoqi vendin deri në 1990, filloj duke përndjekë të dyshuar si disidentë, u vranë mijëra civilë, u rrëmbyen, u torturuan dhe vendi përjetoj terror të vërtetë./ Isa Myzyraj-Dritare.net

Flash Lajme