Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, gjatë qëndrimit në Beograd, ka thënë se do të diskutojë me zyrtarët kushtetues çekë, mundësinë që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Këtë deklaratë Zeman e bëri këto në një konferencë për media në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. “Shteti i udhëhequr nga kriminelët e luftës, nuk i përket bashkësisë së shteteve demokratike”, tha Zeman, duke iu referuar Kosovës.

Lidhur me këtë, ka reaguar ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Tomáš Petříček. Përmes një shkrimi në “Twitter”, ai ka thënë se qeveria e çeke nuk e ndryshon qëndrimin për pavarësinë e Kosovës.

“Qeveria çeke, e cila është përgjegjëse për politikën e jashtme, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për Kosovën ose ndonjë prej shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të mbështesim dialogun mes Serbisë dhe Kosovës dhe rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar ministri çek në Twitter.

dardania.com

Flash Lajme