Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç zbriti në Romë për një vizitë zyrtare në Selinë e Shenjtë të Vatikanit dhe u prit nga Arqipeshkvi Francesko Kanalini dhe Monsignor Joseph Murphy.

Siç ishte njoftuar nga Presidenca serbe, Vuçiç nesër do të ketë takime të ndara me Shenjtërinë e Tij, Papa Françeskun dhe Eminencën e tij Kardinalin, Pietro Parolini, Sekretarin Shtetëror të Selisë së Shenjtë.

Më herët Presidenti Serb u kishte thënë gazetarëve: “Po shkoj tek Papa në Vatikan t’i lus të mos e pranojnë Kosovën.”

Jo shumë kohë më parë, Serbia u kritikua për fushatën e saj të anulimit të pranimit të njohjeve të shtetësisë së Kosovës nga Ambasadorët e Quintit.

Këto përpjekje nuk janë ndalur posaçërisht për kërkesën e anëtarësisë në Interpol nga Kosova, që ishte refuzuar nga Këshilli i përgjithshëm i kësaj organizate.

j.l./ dita

Flash Lajme