Pasi të shikoni këtë foto, mendoni edhe një herë për jetën tuaj dhe vlerësoni të gjitha të mirat që keni. Një nënë nga Teksasi, ndau në rrjetet sociale një fotografi të djalit të saj 4 vjeçar, i cili vuan nga leuçemia.

E gjithë familja është sëmurë nga kjo sprovë e rëndë me të cilën e ka sfiduar jeta. Fëmijët e tjerë luajnë në park, ndërsa Beckett vuan nga çdo ditë nga kanceri. Pranë tij në çdo moment ka qëndruar edhe motra e tij, 5-vjeçarja Aubrey. Në foto dallohet teksa i vogli vuan nga të vjellat, ndërsa e motra i qëndron pranë duke i fërkuar shpinën.

Aubrey ka qëndruar pranë tij në spital dhe në shtëpi. Në fillim, ajo nuk e kuptonte pse vëllai i saj flinte gjatë gjithë kohës, nuk mund të shëtiste vetë dhe nuk pse nuk mund të shkonte në shkollë.

“Një familje e bashkuar, duke parë vetëm me shpresë dhe pozitivitet, është ajo që mund të na shpëtojë nga kjo situatë e hidhur”u shpreh nëna e dy fëmijëve./L.F-dritare.net

Flash Lajme