Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi zhvilloi një vizitë në Japoni.

Mediat japoneze raportuan takimin e kreut të shtetit të Kosovës me perandorin Naruhito, kryeministrin Shinzo Abe dhe zyrtarë të tjerë.

“NHK’’ informon se kryeministri Abe garanton Thaçin se do të japë mbështetje të pakursyer për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Agjencia e Lajmeve Shtetërore “Kyodo’’ thekson se Japonia po planifikon të hapë një zyrë diplomatike në Kosovë për forcuar marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike mes tyre.

“Në një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Abe zbuloi një plan për hapjen e një zyre diplomatike në këtë vend në muajin janar, duke theksuar se shkëmbimet midis dy vendeve janë rritur ndjeshëm gjatë dekadës së kaluar që nga krijimi i lidhjeve diplomatike në 2009”, shkruan “Kyodo’’.

Në lidhje me influencën e Japonisë në Ballkan për të luftuar influencat destabilizuese politike ruse dhe kineze, kryeministri japonez siguroi se vendi i tij punon për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

j.l./ dita

Flash Lajme