Shtëpia e Bardhë nuk e përjashtoi mundësinë e një takimi ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij iranian, Hassan Rohani, ndërsa Trump tha se do të takohet me liderin e Koresë së Veriut Kim Yong Un.

Presidenti Trump ka deklaruar se një takim i katërt me Kim Jong Un mund të mbahet në fund të vitit, duke shtuar: “Ata duan të takohen. Mendoj se është diçka që do të ndodhe”.

Por përtej kësaj gatishmërie të dyanshme për bisedime, çfarë duken më të afërta me largimin e ish këshilltarit Bolton, Koreja e Veriut ka testuas sërish raketa me rreze të shkurtër veprimi, hera e dhjetë nga muaji maj, duke vazhduar të bëjë presion mbi SHBA.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë nuk e përjashton mundësinë që Trump të takohet edhe me Rohanin, madje në një të ardhme më të afërt.

Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway u shpreh se sulmet e së shtunës në Arabinë Saudite “nuk kanë ndihmuar” sa i përket mundësisë së një takimi ndërmjet dy liderëve, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke shtuar se vendimi është i presidentit Trump.

Kjo deklaratë vjen pasi sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo tha se Irani qëndron prapa sulmeve me dronë në dy ndërtesa për përpunimin e naftës në Arabinë Saudite. Ndërsa, Irani ka mohuar çdo përfshirje në sulmet e së shtunës, për të cilët, përgjegjësinë e ka marrë grupi i Jemenit Huthi, të cilët mbështeten nga Irani, raporton Dita duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Flash Lajme