Pas sulmeve me dronë, që sipas Arabisë Saudite kanë reduktuar me 50% prodhimin e naftës në vend,  autoritetet në Riad kanë deklaruar se do të përdorin rezervat kombëtare të naftës për të stabilizuar linjat e furnizimit botëror me naftë.

Sulmi ka shkaktuar një rënie prej 5.7 milion fuçish në ditë, vlerë kjo e barazvlefshme me rreth 6% të prodhimit ditor global të naftës.

Video amatore kanë shfaqur flakë të fuqishme që përfshinin objektin e prodhimit të naftës në lindje të vendit, ndërsa qiejt mbi qytetin Abkaid kanë qenë të mbuluar nga tymi.

Sipas zyrtarëve sauditë, sulmi nuk ka pasë viktima

Sulmi u mor përsipër nga grupet kryengritëse shiite Huthi të Jemenit, të cilët u betuan se do t’i intensifikonin ato nëse sauditët vazhdonin të sulmonin Huthit në Jemen, ku ata po luftojnë me forcat qeveritare prej vitesh.

Nga ana tjetër, sekretari i shtetit të SHBA, Mike Pompeo ka bërë përgjegjës për sulmin Iranin, duke përjashtuar mundësinë që Huthi të ishin të përfshirë. Nga e tij, Irani ka hedhur poshtë akuzat se kishte lidhje me sulmin.

Situata vazhdon të jetë e hapur për spekulime dhe mohime meqë pikënisja e raketave që goditën të shtunën objektin nuk është gjendur akoma.

e.ll./dita

Flash Lajme