Shtetet e Bashkuara kanë publikuar imazhe satelitore dhe cituan shërbimet e inteligjencës për të mbështetur pretendimin e tyre se, Irani fshihej pas sulmeve ndaj objekteve të naftës në Arabinë Saudite.

Irani mohon përfshirjen në sulmet ajrore të së shtunës, të cilat u pohuan nga rebelët ‘Houthi’ të mbështetur nga Irani në Jemen. Por disa zyrtarë amerikanë thanë për mediet amerikane dhe ndërkombëtare se, drejtimi dhe shtrirja e sulmeve hedh dyshime në përfshirjen e Houthit, shkruan dritare.net

Këto sulme kanë ulur furnizimet globale të naftës me 5% dhe çmimet janë rritur.

Nafta e papërpunuar është përballur me një rritje prej 10% në barelë në SHBA, ndërsa në tregjet aziatike ka shënuar rritje prej 8.9%.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo fajësoi Iranin në fundjavë, duke bërë që Teherani të akuzojë SHBA-në për mashtrim./K.C/dritare.net

Flash Lajme