Një zjarr i madh në ishullin grek të Zakynthos, i ndihmuar edhe nga erërat e forta detyroi evakuimin e dy fshatrave përreth.

Fatmirësisht nuk janë raportuar viktima.

“Ne kemi evakuuar rreth 300 banorë dhe turistë nga fshatrat Keri dhe Agalas si një masë paraprake,sepse zjarri ishte pranë shtëpive”, tha një zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës.

Ishulli i Zakynthos është rreth 300 kilometra (186.41 milje) në perëndim të Athinës.

Më shumë se 100 zjarrfikës po luftonin me flakët. Dy helikopterë dhe katër aeroplanë morën pjesë në operacion.

Një tjetër zjarr  u regjistrua në rajonin e Loutraki, 80 kilometra larg Athinës.

j.l./ dita

Flash Lajme