Ora nuk  do të ndryshojë sërish dy herë në vit dhe kjo do të nisë nga tetori i këtij viti.

Bashkimi Evropian, përmes Komisioneres Evropiane  për Transportin, Violeta Bulc, ka njoftuar se ndryshimi i orës dy herë në vit, në të gjithë kontinentin do të ndalojë që nga tetori i vitit 2019.

Praktika, e cila u përdor si një mjet për të ruajtur energjinë gjatë Luftërave Botërore, si dhe krizat e naftës të viteve 1970, u bë ligj në të gjithë bllokun në 1996.

Të gjitha vendet anëtare të BE-së kanë  afat deri në prill të vitit tjetër për të vendosur nëse do të qëndrojnë përgjithmonë në zonën e kohës verore apo në zonën e dimrit.

Në Evropë, siç dihet, shtetet i ndryshojnë skemat e tyre 60 minuta para të dielës së fundit të Marsit, ndërsa në tetor ata i kthejnë akrepat 60 minuta pas.

Sipas njoftimit të BE-së, të gjitha shtetet anëtare duhet të kenë të njëjtën zonë kohore dhe t’i japin zgjidhje  praktikës së ndryshimit.

Komisionerja Evropiane për Transportin deklaroi se duhet të gjendet një konsensus midis shteteve anëtare të Parlamentit Evropian.

j.l./ dita

Flash Lajme