Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi është larguar nga Partia Demorkatike, për të krijuar një parti të re.

Bashkë me Renzin nga PD, janë larguar edhe 18-20 deputetë, dhe rreth 10 senatorë.

Partia e re do të jetë në konkurrencë me Partinë Demorkatike që është në qeveri, por Renzi ka premtuar se do të mbështesë këtë qeveri, duke mos lënë opzionin se qeveria mund të rrëzohet me votëbesim.

Partia Demokratike deri më tani ka qenë e qendrës së majtë, ndërsa Renzi pritet të formojë partinë centriste./ dardania.com

Flash Lajme