Ministria e Mbrojtjes në Arabinë Saudite bën përgjegjës Iranin për sulmet në fundjavë te dy objektet e naftës. Sipas Ministrisë, mbetjet e droneve dhe raketave të lundrimit vërtetojnë përfshirjen e Iranit.

Ajo tha se 18 drone dhe shtatë raketa lundrimi u hodhën nga një drejtim, duke përjashtuar Jemenin si një nga sulmuesit, shkruan dritare.net

Rebelët e Jemenit “Houthi”, të lidhur me Iranin kanë thënë se fshihen ata prapa sulmeve.

Irani ka mohuar çdo përfshirje dhe paralajmëroi se do të hakmerret kundër çdo sulmi që e kishte në shënjestër.

Edhe SHBA i qëndron deklaratave të saj, se Irani fshihet pas sulmeve./K.C/dritare.net

Flash Lajme