Ish- Presidenti i Tunizisë, Zine el-Abidine Ben Ali, ka vdekur sot në ekzil, në moshën 83 vjeçare. Lajmin e ka dhënë familja e tij.

Ben Ali drejtoi vendin për 23 vjet  dhe gjatë gjithë qeverisjes së tij ka marrë  kritika për shtypjen e lirive politike dhe për korrupsionin masiv, informon dritare.net.

Në vitin 2011, ai u lirua nga detyra pas protestave masive në rrugë. Kjo shkaktoi një valë protestash  të ngjashme në të gjithë botën arabe.

Në vitin 2012, ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e protestuesve në revolucion në vitin 2011./E.B-dritare.net

Flash Lajme