Ashtu si kishte njoftuar më parë, policia e Kosovës nuk ka lejuar hyrjen në territorin e saj të skuadrës së Crvena Zvezda.

Skuadra serbe e Beogradit ishte nisur drejt Zveçanit për të zhvilluar një ndeshje transferte për Kupën e Serbisë kundër ekipit ilegal Trepça, ndonëse autoritet kosovare nuk e kishin lejuar këtë.

Udhëtimi i skuadrës së Crvena Zvezda është ndërprerë në pikën kufitare të Jarinjës, ndërsa autobusi me të cilin udhëtonin futbollistët dhe stafi teknik janë kthyer mbrapsht në Serbi.

Pamjet janë publikuar nga klubi i Crvena Zvezda, ndërsa janë shoqëruar me reagime negative nga mediat serbe.

Našim fudbalerima nije dozvoljen ulazak na Kosovo.

Publiée par FK Crvena zvezda sur Mercredi 9 octobre 2019

e.ll./dita

Flash Lajme