SHBA-ja kërkon të vazhdojë bashkëpunimin me luftëtarët kurdë të Forcave Demokratike Siriane në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik, theksoi sot një zyrtar i lartë i Pentagonit.

“Ne do të shikojmë se çfarë lloj mbështetjeje mund të japim për FDS edhe pse ne nuk kemi më forca në veri të Sirisë”, theksoi për shtypin ky zyrtar i lartë.

Përballë operacionit ushtarak turk në Siri, SHBA-ja njoftoi tërheqjen e mijëra ushtarëve amerikanë që ndodhen ende në verilindje të vendit, por ajo theksoi se do të ruante garnizonin e Al-Tanf, në kufirin jordanezo-sirian, ku ata mbajnë aktualisht rreth 150 ushtarë.

“Ne do të ruajmë këtë pozicion të Al-Tanf që do të na mundësojë të vazhdojmë këtë mision në jug”, theksoi zyrtari i lartë të Pentagonit, përcjell Atsh.

“FDS kanë qenë një partner i rëndësishëm. Mendoj se ata kanë sinjalizuar vullnetin e tyre për të vazhduar luftën kundër Shtetit Islamik në Siri”, shtoi ai.

dardania.com

Flash Lajme