Vendosja e taksës 100% nga ana e Kosovës për mallrat e Serbisë dhe Bosnja e Hercegovinës ka sjellë humbje jo vetëm për Serbinë. Në fakt, kjo taksë duket se ka bërë që edhe Kosova të humb tregun e eksportit që kishte ndaj shtetit serb.

Raportohet se gjatë dy majve të fundit, gusht dhe shtator, eksporti i mallrave kosovare drejt Serbisë ka qenë zero.

Nga rreth 60 milionë euro mallra që Kosova ka eksportuar në vende të ndryshme gjatë këtyre dy muajve, asnjë nuk ka shkuar drejt Serbisë.

Më 21 nëntor të vitit të kaluar, qeveria e Kosovës vendosi taksën 100% ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, si kundërpërgjigje ndaj propagandës së vazhdueshme serbe kundër shtetit të ri.  Kjo ishte një ‘shuplakë’ për Serbinë, e cila vetëm zyrtarisht eksportonte mallra me një vlerë rreth 400 milionë euro, por importon vetëm rreth 40 milionë euro mallra nga Kosova.

Por, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, asnjë nga mallrat vendas nuk është eksportuar drejt Serbisë në muajt gusht dhe shtator, ndonëse  Kosova ka eksportuar në 60 shtete rreth 60 milion euro mallra dhe ka shënuar një rritje të eksportit të saj në gusht me 4.7%. / monitor

e.ll./dita

Flash Lajme