Pas urdhrit të ri të arrestit europian, ish-presidenti i shpallur katalanas, Carles Puigdemont, u dorëzua para autoriteteve belge këtë mëngjes.

Në një deklaratë, vetë Puigdemont shpjegoi se ai kishte vendosur të dorëzohej vullnetarisht në lidhje me urdhrin e ri ndërkombëtar të arrestimit të Gjykatës Supreme Spanjolle.

Puigdemont ka hedhur poshtë urdhrin e arrestit dhe ka kundërshtuar “çdo përpjekje” për ta dërguar atë përsëri në Spanjë.

Pas përpjekjes së dështuar të pavarësisë së Katalonjës dy vjet më parë, Puigdemont u strehua në Belgjikë për t’i shpëtuar drejtësisë Spanjolle. Në vitin 2017 ai mbajti një referendum për pavarësinë Katalonje të mbështetur nga Parlamenti vendas, por që u konsiderua i paligjshëm nga Madridi.

Dje presidenti i Katalonjës Quim Torra njoftoi qëllimin e tij për të mbajtur një referendum të dytë për pavarësinë e Katalonjës brenda dy viteve. Duke folur para parlamentit katalunas, Torra sqaroi se dënimi i udhëheqësve separatistë nuk do të ndalojë administratën e tij: Ne do të kthehemi përsëri në referendum për pavarësinë. Nëse të gjitha partitë dhe grupet punojnë për ta bërë të mundur, ne do ta mbyllim këtë legjislaturë me pavarësi për Katalonjën.

dardania.com

Flash Lajme