Ashtu si edhe kishte paralajmëruar, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, raprtohet se ka dhënë dorëheqjen mesditën e së premtes, pasi BE nuk hapi negociatat me vendin e tij, i cili është kandidat që nga viti 2015.

Lajmi është bërë publik nga agjencia informative ANSA, e cila citon burime diplomatike brenda samitit të BE-së.

“Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqjen. Kjo është ajo që mësohet nga burimet diplomatike evropiane në mbyllje të samitit të BE-së, ku shtetet anëtare nuk kanë arritur një marrëveshje për të filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë“, shkruan agjencia e lajmeve ANSA.

Lajmi nuk është konfirmuar ende nga mediat e Maqedonisë së Veriut,  ndërsa të mërkurën Zaev deklaroi: “Qeveria ime është e vdekur nëse Bashkimi Europian nuk vendos për hapjen e negociatave”.

zaev

e.ll./dita

Flash Lajme