Protestuesit e rebeluar, dhe policia janë përplasur ashpër në Barcelonë, pas protestave të vazhdueshme për denimin e drejtuesve separatist katalunas.

Në Barcelonë u lajmëruar një grevë e përgjithshme, ndërsa 5 protesta të ndara destabilizuan qytetin, dhe e bllokuan atë plotësisht.

Protestuesit bllokuan gjithashtu një autostradë në kufirin Spanjë-Francë, duke shkaktuar pengesa të mëdha.

Ndërkohë, skuadrat e futbollit të Barcelona dhe Real Madrid shtynë një ndeshje që do të luhej në 26 tetor, shkruan dritare.net

Protestuesit me maska u përballën me policinë në qendër të qytetit të premten, duke hedhur gurë dhe kanaçe drejt oficerëve. Koshat e plehrave u tërhoqën nëpër rrugë dhe u vendosën në mes të tyre.

Më tej në veri, policia katalane mbylli autostradën në La Jonquera në kufirin francez ndërsa rreth 200 protestues pushtuan rrugën. Demonstruesit bllokuan të paktën 20 rrugë kryesore në të gjithë rajonin, thuhet në raportet e policisë./dardania.com

Flash Lajme