Nëse ke 6, 8, 10, apo më shumë fëmijë, në Kazakistan mund të marrësh një medalje të argjendtë. Shumë qeveri i stimulojnë disa qytetarë që kanë një familje të madhe, por Kazakistani shkon deri aty sa jep medalje për nënat heroike që mbajnë normë të lartë lindjeje, shkruan dritare.net

Sipas një tradite sovjetike, nënat që kanë lindur mbi 6 fëmijë në Kazakistan, nderohen me medalje të argjendtë. Gjithashtu, ato marrin ndihmë nga qeveria për gjithë jetën.

Edhe familjet me 4 fëmijë, megjithëse nuk fitojnë medalje, u sigurohet mbështetje financiare deri sa fëmija të mbushë moshën 21-vjeçare./K.C/dritare.net

Flash Lajme