Grupi i 39 emigrantëve që vdiqën në një kontejner kamioni në Essex, përfshinte 10 adoleshentë, dy prej të cilëve ishin vetëm 15 vjeç. Grupi vietnamez u gjet në frigoriferin e kamionit, në Grays, Essex në orët e para të 23 tetorit.

Policia ka identifikuar sot një për një viktimat, me emër, moshë dhe vendin ku ata jetonin, shkruan dritare.net

Grupi përbëhej nga tetë gra, tre djem dhe 28 burra. Më i madhi në moshë ishte 44 vjeç dhe më i riu 15 vjeç.

Njoftimi do të konfirmojë frikën më të madhe të shumë familjeve në Vietnam, të cilat nuk kishin dëgjuar për të dashurit e tyre dhe kishin frikë se ishin midis atyre që vdiqën./K.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme