Ashtu si në jetë, edhe vdekja e James Gustav Le Mesurier është tejet e mistershme.  Trupi i pajetë i ish- agjentit të shërbimeve sekrete britanike u gjet gjatë natës në Stamboll, jo larg banesës ku banonte prej kohësh.

Le Mesurier, i cili kishte themeluar një NGO me emër “Mayday Rescue” me seli në Amsterdam dhe pikërisht në qytetin turk, ishte i financuar edhe nga OKB për të trajnuar në Siri disa vullnetarë të quajtur “White Helmets” (Helmetat e Bardha).

Qeveria siriane por edhe Rusia dhe Irani prej kohësh akuzonin britanikun si një spiun aktiv që fshihej pas vullnetarizmit.

“Helmetat e Bardha” prej vitesh kanë si objektiv ndihmën e viktimave të bombardimeve, aktivitet për të cilin mbretëresha Elizabeta II i ka dhënë Le Mesurier titullin kalorës.

dardania.com

Flash Lajme