Kryeministri i Polonisë i ka shkruar kompanisë Netflix duke këmbëngulur që të bëjnë ndryshime në “The Devil Next Door”, një dokumentar rreth kampeve naziste të përqëndrimit, informon dritare.net.

Mateusz Morawiecki tha se një hartë e shfaqur në seritë e dokumentarit tregon kampet e vdekjeve brenda kufijve të Polonisë së ditëve të sotme.

“Kjo gjë keqprezanton Poloninë si përgjegjëse për kampet e vdekjeve, kur në të vërtetë vendi ishte i pushtuar nga Gjermania në Luftën e Dytë Botërore”, tha ai.

Nga ana e saj, Netflix i tha Reuters se ishte në dijeni të shqetësimeve në lidhje me dokumentarin, infomon dritare.net.

[email protected], stay true to historical facts!

During the time which the “The Devil Next Door” series describes, Poland’s territory was occupied, and it was Nazi Germany who was responsible for the camps. The map shown in the series does not reflect the actual borders at that time. pic.twitter.com/W5i8C9THo3

— Ministry of Foreign Affairs ?? (@PolandMFA) November 10, 2019

Gjermania naziste e pushtoi Poloninë në vitin 1939, ngjarje e cila shënoi fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Gjermanët ndërtuan kampe përqendrimi duke përfshirë Aushvicin, brenda të cilave vranë miliona njerëz, ku shumica prej tyre ishin hebrenj.

Morawiecki në letrën e tij drejtuar Reed Hastings, CEO i Netflix, tha se ishte e rëndësishme të nderohet kujtesën dhe të ruhet e vërteta në lidhje me Luftën e Dytë Botërore dhe Holokaustin.

Ai akuzoi se vepra të caktuara në Netflix, ishin “jashtëzakonisht të pasakta” dhe tentonin të “rishkruanin historinë”. BBC/ J.H, dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme