Përfaqësuesja e Lartë e BE, Federica Mogherini në përfundim të takimit me Ministrat e Mbrojtjes së BE-së ka deklaruar se bashkëpunimi me NATO-n nuk ka qenë kurrë aq i mirë.

“Ne diskutuam për bashkëpunimin e mirë BE-NATO dhe u informuam përpara takimit të liderëve të NATO-s në Londër në dhjetor,” tha Mogherini.

Më tej ajo shtoi se “ekziston një vlerësim i përbashkët që bashkëpunimi BE-NATO nuk ka qenë kurrë kaq pozitiv dhe specifik”.

Mogherini vuri në dukje se ministrat folën për çështje të bashkëpunimit të mëtejshëm në të ardhmen.

Kur u pyet për deklaratën e fundit të presidentit francez, Emmanuele Macron, se NATO-s i ka ‘vdekur nga truri ‘, ajo tha se Franca është anëtare e saj dhe në këtë nivel do të zhvillohet diskutimi.

Sidoqoftë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së vuri në dukje se është e zakonshme që një “Bashkim i fortë” të kontribuojë në një aleancë “më të fortë” të Atlantikut të Veriut dhe se nga ana e Brukselit, NATO kontribuon në sigurinë e Evropës.

Së fundmi, Mogherini njoftoi se ministrat kishin aprovuar 13 projekte të reja që do të zbatoheshin në kuadrin e bashkëpunimit të strukturuar të përhershëm (PESCO), duke u ofruar shteteve anëtare të BE-së mundësinë për të bashkëpunuar më ngushtë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Me vendimin e sotëm, numri i projekteve të implementuara shkon në 47.

dardania.com

Flash Lajme