Dy tërmete të forta, i pari me magnitudë 3.7 dhe i dyti me 3.4 rikthyen përsëri frikën në L’Aquila, ku toka u lëkund disa herë natën e kaluar. Epiqendra ishte dy kilometra larg Barete, një qytet me 700 banorë, me një thellësi 14 km, informon dritare.net.

Fatmirësisht nuk janë raportuar dëme. Megjithatë ekipet janë në terren për të vëzhguar nëse ka dëme në banesa.

Kujtimet e prillit të 2009, janë ende të gjalla për banorët e L’Aquila, ku tërmeti me magnitudë 6.3 la më shumë se 300 të vdekur./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All