Sanna Marin, 34 vjeç, do të bëhet shefja e qeverisë së koalicionit të udhëhequr nga gratë në Finlandë. Ministrja e transportit e cila kandidoi për kryeministre do të udhëheqë koalicionin e qendrës së majtë me pesë parti.

Finland’s government is now led by these five party leaders. #newgenerationpic.twitter.com/vis0qB9tO8

— Tuomas Niskakangas (@TNiskakangas) December 8, 2019

Sapo të marrë detyrën, automatikisht do të jetë kryeministrja më e re në botë. Pas saj do të jetë kryeministri ukrainas Oleksiy Honcharku 35 vjeç, më pas kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, 39 vjeç.

Sanna Marin

“Ne kemi shumë punë për të ringritur besimin. Kurrë nuk kam menduar për moshën apo gjininë time, mendoj për arsyet që kam hyrë në politikë dhe gjërat për të cilat kemi fituar besimin e elektoratit”, u tha zonja Marin, gazetarëve, e cila fitoi votën me një diferencë të ngushtë./E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat