Panik ne Itali pas nje termeti me magnitude 4.5 qe u regjistrua në Scarperia San Piero, në provincën e Firences, në Mugello.

Ishte ora 4,37 e natës kur banoret dolen te alarmuar pas termetit te forte dhe me nje thellesi prej 9 km.

Gjatë natës, nga ora 3.38 deri në 3.55, pesë goditje të tjera u regjistruan në Scarperia San Piero, njëra prej të cilave ishte me magnitude 3.4.

Një tjetër tërmet u regjistrua në 4.42 në Barberino del Mugello. Tronditje të tjera me intensitet më të vogël pati në Scarperia San Piero deri në oren 5.29.

Demet e para kane nisur te raportohen, trenat jane pezulluar dhe shkollat ne zone jane mbyllur.

Nga te dhenat e para te mbrojtjes civile, sipas mediave italiane raportohen ndërtesat e dëmtuara në Scarperia San Piero dhe Barberino.

Shumë njerëz u larguan nga shtëpite pas termetit qe u pasua me pasgoditje te shumta, nderkohe qe shume te tjere kane ndenjur ne makina, se bashku me femijet.

Shume thirrje ka pasur per zjarrfikeset dhe ambulancat. Ekspertet thone se goditja e madhe u ndje edhe ne Firence qytet dhe Pistoia. Nga paniku dhe per ceshtje sigurie u mbyllen shkollat ne Borgo San Lorenzo, Marradi, Barberino dhe Vicchio si edhe shkollat dhe cerdhet ne komunat perreth.

O.J/DITA

Flash Lajme