Rusisë i është ndaluar për 4 vjet të marrë pjesë në ngjarjet kryesore sportive, nga Agjencia Botërore e Anti-Dopingut (Wada), informon dritare.net.

Kjo do të thotë se flamuri dhe himni i Rusisë nuk do të lejohet në ngjarje të tilla si Lojërat Olimpike Tokio 2020 dhe Kupa Botërore e Futbollit 2022 në Katar.

Atletet që nuk dëshmojnë se janë pastruar nga skandali i dopingut, nuk do të jenë në gjendje të garojnë më.

Komiteti ekzekutiv i Wada e mori vendimin unanim në një takim në Lozanë të Zvicrës.

Vendimi erdhi pasi Agjencia e Rusisë Anti Doping (Rusada) shpalli jo të pajtueshme manipulimin e të dhënave laboratorike të dorëzuara te hetuesit në janar 2019./E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme