Një seri tërmetesh, me magnitudë 4,5 u regjistruan në Mugello në Scarperia dhe San Piero, në provincën e Firences.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë tha së lëkundjet ndodhën në një thellësi prej 9 kilometrash.

Shumë njerëz lanë shtëpitë dhe dolën në rrugë u strehuan në makina për t’u mbrojtur nga shiu.

“Tronditja me madhësi 4,5 ishte me të vërtetë e frikshme,” tha kryetari i Skarperia San Piero, Federico Ignesti.

“Tronditja ishte mjaft e gjatë, sidomos të parat, objektet në një supermarket kanë rënë përtokë. Në zonë këtë vit shënohet 100 vjetori i tërmetit që shkatërroi Mugello-n në 1919″, tha Filippo Carlà Campa, kryetari i komunës së Viçhio, raporton TGCOM.

Dëme janë raportuar në disa ndërtesa në komunat e zonës.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat