CNN Turk ka publikuar pamjet  e kapura nga kamerat e sigurisë, që tregojnë lëkundjet e tërmetit të mbrëmshëm, me magnitudë 6.8 i shkallës Rihter, që u mori jetën 29 personave dhe plagosi mijëra të tjerë, në Elazig.

Nga biblioteka, në farmaci, kafe, palestër, qendra interneti etj. Në momentin që binte tërmeti, njerëzit kanë vrapuar për të dalë nga ndërtesat ku ndodheshin. Siç shihet edhe nga videot, sapo kanë filluar lëvizjet, disa kanë vrapuar, të tjerë janë kapur dhe mbështetur në ndonjë cep, ndërsa të tjerë kanë vazhduar shërbimin, si një kamerier, shkruan dritare.net

Më shumë me fat ishin ata që ndodheshin afër dyerve. Lëkundjet ishin aq të forta sa rrëzuan, librat nga raftet në bibliotekë, ilaçet nga raftet e farmacisë, gjithë gjërat që ishin në markete, çdo gjë. Madje në palestër ranë edhe copa muri. Për të mos folur pastaj për ndërtesat që u rrëzuan dhe morën jetë njerëzisht.

Por më mirë shihni pamjet që janë publikuar nga media turke!/K.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat