Pesë muaj pas tragjedisë ku humbën jetë 43 persona, mes tyre edhe dy djem shqiptarë, në Xhenova të Italisë ka nisur puna për çmontimin e pjesës së mbetur nga ura “Morandi”.

Ura e famshme u shemb më 14 gusht në orën 11:36, duke lënë pas dhimbje dhe lot për familjarët e viktimave, ndërsa tragjedia detyroi shtetin italian të niste inspektimet dhe rikonstruksionin e qindar veprave të tjera infrastrukturore të dhëna me koncesion anembanë vendit.

1 of 7

Ndërkohë në simbolin e rrënimit në Polcevera, Via Porro vazhdon puna për rrëzimin e kullave dhe inertet po grumbullohen në tokë, ndërkohë që ekskavatorë shihen duke punuar edhe në perëndim.

8 janar 2019 /Dardania.com