Frikë në Aurora, në Illinois, SHBA, ku një njeri i armatosur ka qëlluar me armë zjarri brenda një kompanie që prodhon valvula. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe agjentët e FBI-së.

Disa persona, mes agjentëve dhe civilëve, janë qëlluar. Autori i dyshuar më pas është arrestuar.

Mes të plagosurve, shpjegojnë autoritetet e qytezës së vogël, janë katër agjentë, gjendja shëndetësore e të cilëve mbetet për t’u verifikuar. Për momentin nuk ka një shkak sipas policisë pse autori ka hapur zjarr.

Rreth orës 15:00 autoritetet lokale të Aurorës shkruan në “Twitter” se i dyshuari ishte kapur, por zona ende është në bllokim.

Policia po u kërkon banorëve dhe punonjësve të afërt të qëndrojnë larg ose të strehohen në vende të sigurta.

Disa spitale janë vënë në njoftim dhe janë të gatshëm për të filluar pranimin e pacientëve, sipas transmetuesit lokal ËGN-TV.

Të shtënat mendohet se kanë ndodhur në Henry Pratt Company, një kompani prodhuese që bën valvulat. Një punonjës pranë Capitol Printing  tha për se ata aktualisht janë fshehur në një dollap.

Gazeta Shqip

Flash Lajme