Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? in /home/dardania/public_html/dardania.com/plugins/system/jabuilder/helper.php on line 265
Haradinaj letër Stoltenberg: Kosova mirënjohëse ndaj NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një letër dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se poplli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës SHBA-së dhe shteteve anëtare të Nato-s.

Ai shkruan se populli i Kosovës do të jetë gjithmonë falenderues për kontributin e NATO-s për shpëtimin e mijëra jetëve dhe ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Haradinaj shrehet se ndërhyrja e forcave të NATO-s para 20 viteve ndali aksionin gjenocidal mbi popullin e Kosovës.

Në njëzetvjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë, sot i kam dërguar letër Sekretarit të Përgjithshëm të Paktit Veriatlantik, Jens Stoltenberg. Veprimi i vendosur i NATO-s para 20 viteve ndali aksionin gjenocidal mbi popullin e Kosovës.

Ky intervenim u bazua mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Sot Kosova është shtet, i këtyre vlerave pa dallim dhe e vendosur në rrugën e integrimit euro-atlantik.

Populli i Kosovës përherë do t’i jetë mirënjohës ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s.”, tha Haradinaj.

b.b/dita

Flash Lajme