Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? in /home/dardania/public_html/dardania.com/plugins/system/jabuilder/helper.php on line 265
E majta kryeson zgjedhjet në Finlandë. Por cilat ishin pikat më të forta të fushatës?

Partia Social-demokrate, që në Finlandë është e majta, rezulton fituese në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura atje, duke siguruar deri tani 17.7% të votave. Megjithatë edhe partia e ekstremit të djathtë ka mbledhur goxha me 17.5 % të votave, ndërsa partia qendrore e kryeministrit të vendit ka dalë dobët me vetëm 13.8%.

Pas publikimit të rezultateve të para, Antti Rinne, lider i partisë Social-Demokrate tha: Për herë të parë që nga viti 1999 jemi partia më e fuqishme në Finlandë.

Por sipas BBC asnjë parti nuk qeveris dot e vetme dhe do jetë e vështirë për të ngritur një koalicion.  Është hera e parë në më shumë se një shekull që asnjë parti nuk ka fituar më shumë se 20% të votave e ndërsa pjesëmarrja në votime ishte 72%.

Social-demokratët kanë fituar 40 vende në parlamentin me 200 vende, një më shumë se Partia e Finns. Ata bënë fushatë me një vëmendje kushtuar sistemit social dhe reformave në sistemin shëndetësor dhe duket se kjo u ka interesuar njerëzve më shumë./ tiranapost

dardania.com

Flash Lajme