Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? in /home/dardania/public_html/dardania.com/plugins/system/jabuilder/helper.php on line 265
Nëna e Assange: Është në burg me kriminelët më të rrezikshëm!

Julian Assange, i arrestuar javën e kaluar në ambasadën e Ekuadorit në Londër pak pasi vendi i amerikës jugore i hoqi azilin, është mbyllur në burgun e “Guantanamos britanike”.

Një gjë të tillë e bën të ditur nëna e themeluesit të Wikileaks, Christine, e cila në Twitter shpjegon sesi djali “ një gazetar që ka fituar shumë çmime”, është mbyllur në burgun e Belmarsh, së bashku me kriminalë të njohur, vrasës serialë, trafikantë droge dhe terroristë.

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange u arrestua në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Sipas BBC-së, Assage mori strehim në ambasadë  7 vite më parë për të shmangur ekstradimin në Suedi pas rastit të një sulmi seksual.

 

j.l./ dita

Flash Lajme