Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? in /home/dardania/public_html/dardania.com/plugins/system/jabuilder/helper.php on line 265
Media serbe e gjen shkakun e zjarrit në Notre Dame: Flamuri  i Kosovës

Teksa e gjithë bota është me sytë nga Parisi dhe katerdralja  850-vjeçare, Notre Dame që është duke u shkrumbuar nga zjarri masiv, një media serbe e quajtur “informer.rs” ka gjetur shkakun e zjarrit, edhe pse pa asnjë reporter në vendin e ngjarjes e pa burime të konfirmuara.

Sipas kësaj medie, zoti po e dënon Francën për shkak të flmurit të Kosovës.

“Vetëm gjashtë muaj më parë, në ceremoninë që shënonte fundin e Luftës së Parë Botërore në Paris, Flamuri i shtetit të rremë të Kosovës, ishte varur në katedralen e Notre Dame. Kosova nuk mori pjesë në këtë luftë, as nuk u njoh si shtet, por francezët vendosën t’i nderonin duke u thirrur në ceremoninë dhe duke e vendosur flamurin. Publiku i botës ishte në shok, i tmerruar nga kjo përdhosje e kujtimeve të të gjithë atyre që u vranë në Luftën e Parë Botërore.

Tani, ndërsa katedralja e famshme digjet si një kovë, shumë po pyesin – a nuk është dënimi i Perëndisë ?!”-shkruan media ekstremiste serbe./ dardania.com

Flash Lajme