Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? in /home/dardania/public_html/dardania.com/plugins/system/jabuilder/helper.php on line 265
Macron u premton francezëve: Do ta rindërtojmë katedralen Notre-Dame!

Ditën e djeshme, katedralja mesjetare Notre Dame de Paris u përfshi nga flakë masive, duke bërë që digjej një pjesë e madhe e saj. Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua se do ta rindërtojë sërish.

“Ne do ta rindërtojmë katedralen të gjithë sëbashku. Është pjesë e fatit të Francës, dhe projektin do ta kemi për vitet në vazhdim”, tha Macron.

Forcat e zjarrfikëses arritën të shpëtonin strukturën kryesore të gurit gotik, duke përfshirë dy kullat e tij, por kulmi dhe çatia u dogjën dhe u rrëzuan. Zjarri u vu nën kontroll 9 orë pas nisjes.

Shkaku i zjarrit është ende i paqartë. Prokuroria e Parisit tha se aktualisht është duke u hetuar./E.B-dritare.net

Flash Lajme