E diela e Pashkëve është përgjakur në Sri Lanka, si pasojë e 6 shpërthimeve në tri kisha dhe në dy hotele.

BBC raporton se nga shpërthimet 137 persona jenë vrarë dhe 400 të tjerë janë plagosur, por pritet që numri i viktimave të rritet.

Autoritetet thonë se u raportua për 6 shpërthime, ndërsa në shënjestër kanë qenë tri kisha në Kochchikade, Katuwapitiya dhe Batticaloa, të gjitha në kryeqytetin Colombo.

Ngjarja ka ndodhur kur besimtarët filluan kremtimin e të dielës së Pashkëve.

Shpërthimet duket se kanë qenë të koordinuara, pasi kanë ndodhur rreth orës 8:45 sipas kohës lokale.

Ndërkohë mediat lokale raportojnë se në të njëjtën kohë, në kryeqytet, u goditën hotelet Shangri-La dhe Kingsbury.

Asnjë përgjegjës për sulmin

Ende askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin vdekjeprurës. Por thuhet se luftëtarët e kthyer nga grupi i Shtetit Islamik mund të paraqesin një kërcënim në vend.

Presidenti kërkon hetim, kryeministri takim urgjent

Presidenti Maithripala Sirisena nëpërmjet një deklaratë ka bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë të qetë dhe të mbështesin autoritetet në hetimet e tyre.

Kryeministri Ranil Wickremesinghe ka zhvilluar një takim urgjent.

Ndërsa në në Twitter, Ministri i Financave Mangala Samaraweera tha se sulmet u dukën si një “përpjekje e koordinuar mirë për të krijuar vrasje, sakatim dhe anarki” duke  vrarë “shumë njerëz të pafajshëm”.

dardania.com

Flash Lajme