Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski i cili ndodhet në azil politik në Hungari mund të shpëtojë shumë shpejt nga dënimi me burg, si në rastin e PSP-së dhe Tankut, për të cilat akuzohet.

Sipas Alsat, dosja për çështjen “Tanku” është regjistruar në Gjykatën Supreme, ku do t’i nënshhtrohet shqyrtimit   të jashtëzakonshëm të aktvendimit.

Këshilli Penal i Gjykatës Supreme, me kryeministër Jovo Vangelovskin, mund të ndërpresë aktvendimin dhe të rikthejë rastin nga fillimi, dhe një gjë e tillë sipas rastit nënkupton lirimin nga aktvendimi për ish-kryeministrin Gruevski.

Rasti “Tanku” me muaj nuk kishte arritur në gjykatën Supreme, sepse e njëjta ishte në gjykatën e Apelit, me çka pritej për vendim pas ankesës të të akuzuarës Gordana Jankullovska.

b.b/dita

Flash Lajme