Kompanitë që operojnë në vendet anëtare të BE duhet të krijojnë një sistem për të regjistruar kohën e punës të anëtarëve të tyre të stafit. Kështu ka vendosur Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ECJ).

Gjykata tha se ishte e nevojshme të regjistrohen orët e punonjësve në mënyrë që kufijtë ligjorë të punës të zbatohen siç duhet.

Vendimi u morr dje, në 14 maj.

“Për të siguruar efektivitetin e të drejtave të parashikuara në Direktivën dhe kartën për Kohën e Punës, Shtetet Anëtare duhet të kërkojnë nga punëdhënësit që të krijojnë një sistem objektiv, të besueshëm dhe të aksesueshëm, që mundëson matjen e kohëzgjatjes së punës së përditshme të çdo punonjësi”, tha ECJ në një deklaratë.

Çdo shtet do të jetë i lirë ta përcaktojë vetë se si ta zbatojë një sistem të tillë, vijon deklarata.

“BE konsideroi se një sistem i tillë do të bënte të mundur verifikimin e përputhjes me afatet e përcaktuara të punës dhe detyrimin, të parashikuar në ligjin kombëtar, për t’u dhënë përfaqësuesve të sindikatave informacione për punën jashtë orarit për çdo muaj”, tha ECJ.

Sipas informacioneve të cituara në deklaratën e ECJ-së, 53.7% e orëve të punës jashtë orarit në Spanjë nuk regjistrohen. Kompanitë spanjolle gjithashtu janë të detyruara të njohin saktësisht numrin e orëve normale të punës për të përcaktuar nëse puna jashtë orarit është kryer.

j.l./ dita

Flash Lajme