Rezultatet në Greqi kanë nxjerrë fituese të zgjedhjeve europiane konservatorët e “Demokracisë së Re”, të cilët kryesojnë me gati 9% duke marrë 32.7% të votave.

Në lidhje me këto rezultate udhëheqësi i opozitës, Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Tsipras dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme kombëtare.

Nga ana tjetër, vota e grekëve ka fundosur noenazistët e “Agimit të Artë” të cilët nga parti e tretë ka zbritur në partinë e pestë, duke humbur rreth 40% të mbështetësve.

Një parti e re, me bazë në Selanik dhe Greqinë e Veriut ka mbledhur këta përkrahës të së djathtës ekstreme, e për herë të parë do të hyjë në PE, pasi ka përqëndruar 4.1% të votave.

Nga ana tjetër partia në pushtet, ZYRIZA ka humbur 2% të mbështetësve./ dardania.com

Flash Lajme