Një biznesmen italian ka gjetur një zgjidhje të pazakontë që kontrollori i biletave në tren të mos e zgjonte nga gjumi.

I lodhur dhe i bezdisur nga fjalët e kontrollorit të trenit që i kërkonte biletën sa herë që merrte një sy gjumë, e kanë bërë të mendojë diçka unike.

Kështu biznesmeni, Alessandro Pipero për të bërë një gjumë të qetë në tren vendosi që numrin e biletës ta shkruante në ballë.

Fotoja e tij me numrin e biletës në ballë bëri xhiron e rrjetit, ku shumë e lavdëronin për gjetjen e veçantë.

dardania.com

Flash Lajme