Ajo është 21 vjeç dhe jeton si të ishte thuajse 3. Camille Lola është vajza nga Zvicra, e cila kalon 24 orë e veshur me pelena dhe duke luajtur me lodra.

Gjithë këtë ajo e bën për të rijetuar fëmijërinë.

Camile ka treguar, se gjatë fëmijërisë ka luftuar me diarrenë dhe se nuk kanë qenë aspak të rralla incidentet që e kanë shoqëruar deri në adoleshencë.

E gjithë kjo pranohet nga miqtë e saj, por edhe nga familjarët, megjithëse shpesh herë ata e kanë cilësuar këtë si një çmenduri.

Lola është tashmë pjesë e komunitetit “të të dashuruarve me pelenat e fëmijëve”(ABDL).

“Do të doja të kisha një fëmijëri të bukur, dua të korrigjoj jetën time dhe të jetoj në paqe. Jam një fëmijë i trembur dhe nuk flas shumë, por qesh pafund kur jam në botën time si një 3-vjeçare”, është shprehur 21-vjeçarja.

j.l./ dita

Flash Lajme